Basha në prokurori: Jam këtu për skandalet e publikuara nga “Bild”. Asnjë provë kundër meje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurori, pas vendimit të kësaj të fundit për të bërë shoqërimin e tij me forcë nëse nuk i përgjigjej ftesës brenda datës 20 qershor.

Pas daljes nga prokuroria, Basha tha thirrja e tij në prokurori është vetëm një shpërqendrim nga audio-përgjimet e publikuara nga “Bild”.

“Ndodhem këtu për skandalet e publikuara nga Bild. Nuk kanë asgjë të re që nga 25 marsi, kjo për arsye se akuza është montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës. U njoha me akuzën që nuk është akuzë pasi nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë rus, asnjë transaksion parash… Pra, është akuzë për të shpërqendruar gazetarët dhe qytetarët nga skandalet që ka plasur dhe që do të plasë nesër “Bild”-i”, deklaroi kreu i PD-së.


Më parë, Basha kishte refuzuar të paraqitej, duke thënë se nuk ishte zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve qe kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2