Burrel, protestuesit hynë në KZAZ dhe djegin materialet zgjedhore

Në Burrel, protestuesit që kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 30 qershor, kanë arritur të hynë në ambientet e KZAZ-së numër 17 dhe të nxjerrin jashtë me forcë materialet zgjedhore.

Nga pamjet, duket që një pjesë e madhe e këtyre materialeve janë djegur në afërsi të Pallatit të Sportit “Ferit Hysa”, ku është caktuar edhe KZAZ-ja.

Protesta të ngjashme po zhvillohen nga dita e djeshme në disa bashki në vend, si Kamza, Skrapari, Shkodra, Kavaja, Kukësi dhe Devolli, përgjithësisht të kontrolluara nga opozita.

Shkarkoni aplikacionin e A2