Enrique largohet nga Spanja, emërohet menjëherë trajneri i ri

Në një konferencë për mediat këtë të mërkurë, Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë të ditur se Luis Enrique nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares dhe këtë vendim e ka marrë për arsye personale.

Menjëhërë pas këtij lajmi, Federata ka gjetur edhe pasuesin e ish-teknikut të Barcelonës. Trajneri i ri i Spanjës do të jetë Robert Moreno, ish-asistent i Enrique.

Enrique mori drejtimin e Kombëtares së Spanjës gati një vit më parë pas dështimit të Fernando Hierro në Botërorin e Rusisë. Ai e drejtoi Spanjën në 10 ndeshje duke arritur 8 fitore dhe dy barazime.

Shkarkoni aplikacionin e A2