Gjykata e Shkodrës nuk lejon ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali – A2

Gjykata e Shkodrës nuk lejon ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali

Gjykata e Shkodrës ka vendosur mosekstradimin me kusht në Itali të Ilir Bajrit, pjesë e bandës së “Bajrajve”. Vendimi është marrë mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës, përfaqësuar nga prokurori Federik Laloshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, trupë gjyqësore Sokol Shehu.

Kjo për shkak se ky shtetas ka të regjistruar procedimin penal Nr. 60/2018, te Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

“Në këto kushte, shtetasi Ilir Bajri nuk do të ekstradohet në Itali për aq kohë sa të jetë e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të çështjes”, lexohet në vendim.

Pritet që koha e saktë të përcaktohet nga Ministria e Drejtësisë. Vetë shtetasi Ilir Bajri dhe mbrojtësi i tij, avokati Arbër Hoxha, kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës dhe do të bëjnë ankim pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Shkarkoni aplikacionin e A2