Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjykata rrëzon padinë për shpifje të Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 19:32 | Aktualitet
Gjykata rrëzon padinë për shpifje të Shkëlzen

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesë-padinë për shpifje që Shkëlzen Berisha ngriti ndaj Taulant Ballës. Vendimi u shpall sot në mesditë ndërsa deputeti socialist tha se vendimi ishte një triumf i drejtësisë.

"Ky është një triumf i drejtësisë lidhur me një rast të rëndësishëm që qartëson edhe arsyet se pse Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi janë turrur për të penguar sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sepse gjykata sot vendosi që të rrëzojë poshtë një kallëzim të bërë nga i biri i Sali Berishës. Në këtë vendim të arsyetuar të gjykatës ku konfirmohet qartë që Shkëlzen Berisha, gjatë kohës që babai i tij ka qenë kryeministër ka kryer evazion fiskal, madje nuk ka paguar detyrimet tatimore të fitimeve marramendëse. Këto nuk janë përgjime por janë prova kuptimplota sesi funksiononte regjimi asokohe dhe sesi pasuroheshin në kurriz të shqiptarëve", u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. 

Në cilësinë e paditësit, Shkëlzen Berisha, deklaroi se do apelojë vendimin derisa e vërteta sipas tij të dalë në shesh.

"Pse Taulant Balla nuk u dënua për herë të dytë në shpifje? Sepse keni parë denoncime publike që janë bërë për gjëra më të rënda se kaq, për udhëtimet e Taulant Ballës me trafikantë droge në destinacione të ndryshme të Evropës. Këta trafikantë me t’u kthyer në Shqipëri nga muaji i mjaltit me Taulant Ballën kanë përfituar mbi 6 milionë euro në mënyrë të paligjshmen ga OSHEE, në një kohë që nuk kishin të drejtë të merrnin pjesë në tendera se kanë qenë të dënuar për trafik droge. Prokuroria hesht për këto dosje. Prokuroria është e kapur nga fyti nga Taulant Balla dhe organizata kriminale e Rilindjes” deklaroi pasi doli nga gjykata Shkëlzen Berisha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani