Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gurë dhe gaz lotsjellës, përplasje të ashpra në Kavajë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 20:18 | Aktualitet
Gurë dhe gaz lotsjellës, përplasje të ashpra në

Ka zgjatur për rreth 1 orë e 30 minuta situata e tensionuar në shkollën “3 Dëshmorët” në Kavajë, ku është vendosur dhe KZAZ nr.42 për zgjedhjet e 30 qershorit.

Punonjës të bashkisë së Kavajës dhe mbështetës të opozitës së bashkuar janë përplasur në distancë për minuta të tëra me forcat e policisë që kishin marrë në ruajtje ambientet ku ndodhet KZAZ.

Efektivët e policisë kanë larguar me gaz lotsjellës mbështetësit e opozitës që në momentin e parë që tentuan për të rrëzuar me forcë derën e shkollës për të nxjerrë prej aty materialet e Komisionit Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve.

Duke parë se hyrja në ambientet e shkollës ishte e pamundur, mbështetësit e opozitës kanë hedhur mjete të forta dhe piroteknike në drejtim të forcave të policisë.

Si pasojë e përleshjeve ka pasur persona të lënduar lehtë nga të dyja palët. Gjithashtu mbështetësit e opozitës i kanë vënë zjarrin dhe disa kazanëve mbeturinash që ndodheshin në rrugicën pranë shkollë. Rreth orës 21:40 ata kanë hequr dorë nga tentativa për të hyrë në ambientet e KZAZ dhe u larguan drejt selisë së Bashkisë së Kavajës.

Drejtuesit lokal, mëngjesin e së mërkurës, kishin lënë orën 20:00 si afat për të hequr materialet e KZAZ nr. 42 gjë e cila nuk ndodhi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani