I shkon për vizitë në shtëpi, vret të zotin e shtëpisë – A2

I shkon për vizitë në shtëpi, vret të zotin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Merqi të Lezhës.

Një person, i cili ishte për vizitë në shtëpinë e një miku të tij, e ka vrarë atë pas një konflikti për motive të dobëta, sipas policisë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar, i cili është shtetasi T. N., nga Fshati Kashnjet. 50-vjeçari u arrestua si vrasësi i dyshuar i 65-vjeçarit që e kishte pritur në shtëpi.

Gjithashtu, u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Shkarkoni aplikacionin e A2