I shtyhet seanca gjyqësore, Tahiri: Të bëhen çdo ditë, kam dy vite që pres – A2

I shtyhet seanca gjyqësore, Tahiri: Të bëhen çdo ditë, kam dy vite që pres

Seanca gjyqësore ndaj ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri dhe 3 ish efektiveve të policisë Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, është shtyrë për shkak të mos njoftimit të të pandehurve.

Trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 3 korrik në orën 9:00. I pranishëm në sallë, Sajmir Tahiri ka kërkuar që gjykimi të mos shtyhet dhe të vijojnë në mënyrë të pandërprerë pasi “ka dy vite që pret vijimin dhe përfundimin e këtij procesi”.

Ish ministri i Brendshëm akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Ndërkohë 3 të pandehurit e tjerë Cela, Kohila dhe Bode vijojnë të jenë në arrati dhe po gjykohen në mungesë.

Shkarkoni aplikacionin e A2