Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kërcënon princin Harry dhe e quan “tradhtar” në Facebook, 4 vjet burg neonazistit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 11:16 | Bota

“Shihemi, tradhtar i racës”. Ky postimi i një 19 vjeçari anglez në Facebook, akoma më i frikshëm nga fotografia ku paraqitet një pistoletë në tëmthin e princit Harry. Akoma më problematik nga postimet e tjera të të riut dhe shokëve të tij, pjesë e një grupi neonazist, Sonnekrieg.

Por fanatizmi racist do t’i kushtojë shtrenjtë Michal Szewchuk, që për këtë gjest të shëmtuar u dënua me 4 vjet dhe tre muaj burg.

Postimi i Szewchuk

Szewchuk akuzonte për tradhti princin e kurorës britanike për martesën me një grua afroamerikane, që sipas tij rrezikonte gjakun “arian” anglez.

Szewchuk dhe miku i tij Oskar Dunn-Koczorowski

Për ironi të fatit, Michal dhe shoku i tij Oskar Dunn-Koczorowski, edhe ai i dënuar me 13 muaj heqje lirie, edhe pse të lindur në Leeds, në fakt nuk kanë gjak anglez por polak.

Gjithmonë e më shpesh në Britani, dhe jo vetëm, brezat e dytë të emigrantëve të vendeve lindore iu bashkohen grupeve të ekstremit të djathtë racist, ndoshta duke menduar se mund të integrohen më shpejt në shoqëri.

Princi harry dhe Meghan Markle

Sipas Gjykatës, pamjet e shpërndara jo vetëm që janë të papranueshme, por “inkurajon terrorizmin”.   

Dhe në fakt, në shumë postime të tyre shpërndaheshin edhe fjalët e Anders Breivik, terroristit që në 2011 masakroi 77 persona në Oslo.          

A2 CNN Livestream

Dita jonë