Krimi zgjedhor penalizohet me 10 vite izolim

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka depozituar në Kuvend, në komisionin e ligjeve, propozimin për të modifikuar kodin penal për të ndaluar daljen jashtë Shqipërisë të personave që cenojnë zgjedhjet.

Projektligji është futur nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, për votim në seancën e të enjtes, ku duhet të marrë 84 vota për t’u miratuar.

Konkretisht, propozimi synon të shtohet një pikë b në nenin 43/b.

“Ndalimi i daljes jashtë territorit të Shqipërisë jepet nga Gjykata për një kohë nga pesë deri në dhjet vite ndaj personit që kryen vepër penale që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve”

Projektligji i propozuar

Gjatë disa daljeve publike, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se personat që cenojnë procesin zgjedhor do t’u ndalohet hyrja në vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2