Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Kush cenon zgjedhjet, nuk del jashtë vendit”, reagon Partia Demokratike

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 13:28 | Politikë
“Kush cenon zgjedhjet, nuk del jashtë vendit”, reagon Partia

Partia Demokratike reagoi pas depozitimit në Kuvend, në Komisionin e Ligjeve, nga ana e deputetit socialist Ervin Bushati, të propozimit për të modifikuar Kodin Penal për të ndaluar daljen jashtë Shqipërisë të personave që cenojnë zgjedhjet.

Edmond Spaho, nënkryetar i Partisë Demokratike, shprehet se “pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash”.

“Polici, gaz lotsjellës, dhunë, kërcënime, frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin”, shtoi Spaho.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli