Lleshaj: Do të shkrijmë disa struktura të policive bashkiake, u kthyen në rrezik publik – A2

Lleshaj: Do të shkrijmë disa struktura të policive bashkiake, u kthyen në rrezik publik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi se Qeveria do të shkrijë disa struktura të policive bashkiake, që sipas tij, kanë dalë haptazi jashtë misionit të tyre.

Ai iu referua përplasjeve mes Policisë së Shtetit dhe mbështetësve të opozitës në disa KZAZ të vendit, në të cilat janë përfshirë edhe efektivë të Policisë Bashkiake, për të cilët Ministri i Brendshëm tha se janë kthyer në rrezik publik.

“Qeveria do të marrë masa të menjëhershme që në pajtim me ligjin të shkrijë disa struktura të Policisë Bashkiake, që janë shndërruar në rrezik publik. Askush nuk do të tolerohet”, u shpreh Lleshaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2