Marta thyen rekordin e Kloses dhe shkruan historinë

Legjenda e futbollit të femrave, braziliania Marta, ka shkruar sërish historinë duke u bërë golashënuesja më e mirë e të gjitha kohërave në historinë e Botërorëve.

Me golin e saj ndaj Italisë, 6 herë fituesja e Topit të Artë për femrat theu rekordin e sulmuesit gjerman Miroslav Klose, duke arritur kuotën e 17 golave, si askush më parë.

Kapitenia veterane i siguroi ndërkohë Brazilit kualifikimin në 1 të 16-at, pas fitores 1-0 ndaj përfaqësueses së kaltër, e cila e kishte siguruar më herët kalimin në fazën me eleminim direkt.

Shkarkoni aplikacionin e A2