Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Milan zyrtarizon trajnerin e ri, largohet Gattuso

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 22:19 | Futboll
Milan zyrtarizon trajnerin e ri, largohet Gattuso

Tashmë është zyrtare Marco Giampaolo do të jetë trajneri i ri i Milanit.

Ish trajneri i Sampdorias që do të zëvendësojë Rino Gattuson në stolin e kuqezinjve, ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me ekipin e Milanit, me opsion dhe një vit të tretë, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Lajmi për emrin e ri të stolit qarkullonte prej disa ditësh dhe pritej vetëm zyrtarizimi. Kandidatura e Giampaolos u mbështet, në radhë të parë, nga Paolo Maldini, i cili sheh tek ai personin e duhur që do t’i garantojë ekipit të Milanit një rritje në nivelin e lojës.

Pikërisht për këtë gjë pritet që Giampaolo të kalojë nga skema 4-3-3 e Gattuso tek 4-3-1-2.  Trajneri ka nisur menjëherë punën me drejtuesit duke caktuar lojtarët e duhur për këtë modul loje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu