Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Moisi Habilaj dënohet me 15 vjet burg

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 17:52 | Kronikë
Moisi Habilaj dënohet me 15 vjet burg

Gjykata e Katanias ka marrë vendimin ditën e sotme për Moisi Habilajn duke e dënuar atë me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar 18 vjet burg.

Habilaj është dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria në Sicili. Sipas Gjykatëses, Moisi Habilaj nuk ishte një skafist i thjeshtë, por bosi i grupit.

Të dënuarit e tjerë të dosjes “Trëndafili i erërave” janë: Meridian Sula, 8 vite e 4 muaj, Nezar Seiti 7 vjet e 4 muaj e 26 ditë, Antonino Riela 14 vjet e 8 muaj burgim, Vinccenso Spanpinato 10 vite e 2 muaj burgim. Angjelo Buzaka, 7 vjet e 4 muaj, Xhanluka Pasavanti 4 vjet burgim dhe 10 mije euro gjobë. Xhuzepe Greko, 2 vjet e 4 muaj burgim dhe 4700 euro gjobë.

Mediat Italiane shkruajnë se Habilaj e ka dëgjuar në heshtje vendimin, ndërsa avokatët e tij kërkuan rrëzimin e akuzave kryesore të klientit të tyre, duke kërkuar që ai të dënohej vetëm për transport të lëndëve narkotike. Në muajt e kaluar, Habilaj ka pranuar një pjesë të përgjegjësive dhe u është përgjigjur pyetjeve të hetuesve italianë dhe shqiptarë, të cilët në vendin tonë kanë në dorë edhe dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë