Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndalohet ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 22:41 | Aktualitet
Ndalohet ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia

Policia e Tiranës ka ndaluar ish deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i shpallur në kërkim pas akteve të dhunës në ambientet  e shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhej dhe KZAZ nr.3.

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia u ndalua nga forcat e policisë ndërsa po shkonte në një studio televizive ku ishte ftuar për të debatuar.

Mbrëmjen e djeshme, mbështetës së opozitës në Shkodër,  tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës për të larguar prej aty materialet zgjedhore. Ndërsa po largoheshin i është vënë flaka një klase në katin e parë të shkollës nga i cili u shkaktuan disa dëme të vogla.

Në qytetin e Shkodrës janë ndaluar 10 persona, të akuzuar për shkatërrimet dhe zjarrvënien e materialeve zgjedhore në shkollën “Shejnaze Juka”, mbrëmjen e së martës. Disa nga të arrestuarit janë punonjës të Policisë Bashkiake.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani