Pagesat e bizneseve, në 2021 të gjitha në rrugë elektronike

Dy ditë pas miratimit të ligjit që detyron bizneset të hapin llogari bankare, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se brenda dy vitesh të gjitha pagesat e tyre do të kryhen në rrugë elektronike.

Sipas ministres Anila Denaj, ky proces do të sjellë një ulje të informalitetit në vend. 

Administrata Doganore dhe Tatimore janë angazhuar në betejën kundër informalitetit dhe korrupsionit jo vetëm me paketa ligjore, gjoba e ndëshkime, por edhe me një strukturim tërësor të stafit me qëllim rritjen e formalizimit të ekonomisë.

Në këtë kuadër, ato kanë nisur një kalendar trajnimesh 6-mujor për rritjen e profesionalizmit dhe përmirësimin e komunikimit me biznesin.

Shkarkoni aplikacionin e A2