Paloka: Për pushtetin personal, Rama po nxit vëllavrasje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagoi nga selia e partisë për aktet e dhunës të shfaqura gjatë ditës së mërkurë në disa zona të vendit ku janë vendosur KZAZ-të për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Për pushtetin personal dhe pasurinë e tij të paligjshme, Rama po tregon se është i gatshëm t’i vejë zjarrin Shqipërisë, të nxisë konfliktin civil dhe vëllavrasje mes shqiptarëve. Edi Rama dhe banda e tij, në paligjshmëri të plotë, po arrestojnë qytetarët për të vetmen arsye se ata po zbatojnë ligjin. Ky ligj është botuar në Fletoren Zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet. Me mjete represive të goditjes së qytetarëve, Rama po mbron karrigen e blerë, në bashkëpunim me krimin e organizuar. Polica po përdoret nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj si bandë kundër popullit”, deklaroi Edi Paloka.

Numri dy i Partisë Demokratike ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës kombëtare të opozitës së bashkuar ditën e premte në orën 20:00 për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Shkarkoni aplikacionin e A2