Përplasjet në KZAZ, Rama: Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu

Kryeministri Edi Rama i cilësoi përplasjet nëpër KZAZ si “revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu”.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama u shpreh: “Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën pdLSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!””.

Vijojnë përplasjet mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe uniformave blu. Ditën e sotme, në bashkitë Kamëz, Burrel, Kukës, Skrapar, Pogradec, Bilisht e Devoll konfrontimet kanë qenë të forta, duke shkaktuar dhe të plagosur.

Të drejtuar nga të zgjedhurit përfaqësues të opozitës, këto bashki kërkojnë lirimin e ambienteve në të cilat janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Prezenca e forcave blu ka qenë e shtuar në këto bashki, ku në disa prej tyre shkuan edhe Forcat Speciale.

Shkarkoni aplikacionin e A2