Plagosi të miturin, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi akuzohet për plagosjen e një fëmije të mitur.

Sipas Policisë, rreth orës 1:15, J.K., pasi është konfliktuar për motive të dobëta në një lokal shtetasit e tjerë, H.Rr. dhe Sh.P., është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një  armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H.Rr., ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur edhe kapja e atuorit të dyshuar të ngjarjes, si dhe sekuestrimi i armës së krimit, një automatik tip Kallashnikov.

Shkarkoni aplikacionin e A2