Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Revolveri i Vetëvrasjes”, arma e Van Gogh shitet në ankand për 182 mijë dollarë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 19:39 | Aktualitet
“Revolveri i Vetëvrasjes”, arma e Van Gogh shitet në

Arma, me të cilën Vincent van Gogh dyshohet se ka vrarë veten, është shitur për 182 mijë dollarë, pothuajse tre herë më shumë nga se pritej. Pistoleta e ndryshkur është blerë nga një koleksionist privat përmes telefonit.

Objekti është gjetur nga një fermer në vitin 1965 në afërsi të një fshatit, ku artisti kaloi ditët e tij të fundit. Arma është e njëjtës periudhë dhe ka të njëjtin kalibër plumbi, me të cilin Van Gogh qëlloi veten. Megjithatë dyshime të ndryshme janë ngritur lidhur me vërtetësinë e saj.

Me 27 korrik të 1890, artisti holandez qëlloi veten në kraharor, në një fshat, në afërsi të Parisit. Pistoleta në madhësinë e xhepit kishte fuqi të limituar dhe mendohet se janë dashur ditë përpara se Van Gogh të vdiste nga plaga e marrë.

Ndërkohë, instituti Van Gogh, që mbikëqyr banesën ku ai kaloi ditët e fundit kritikoi ankandin duke thënë se është komercializuar një tragjedi, e cila meriton më shumë respekt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani