Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Sulmet ndaj KZAZ-ve, 17 persona të arrestuar në Shkodër dhe Tropojë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 10:51 | Kronikë
Sulmet ndaj KZAZ-ve, 17 persona të arrestuar në Shkodër dhe

Policia ka arrestuar gjatë natës 17 persona në Tropojë dhe Shkodër, pasi janë identifikuar si përgjegjës për shkatërrimet e KZAZ-ve, që kanë ndodhur në këto qytete.

Më konkretisht, në qytetin e Shkodrës janë ndaluar 10 persona, të akuzuar për shkatërrimet dhe zjarrvënien e materialeve zgjedhore në shkollën “Shenjaze Juka”, mbrëmjen e së martës. Disa nga të arrestuarit janë punonjës të Policisë Bashkiake të Shkodrës.

Ndërsa Komisariati i Policisë së Tropojës ka ndaluar 7 persona për thyrjen me forcë të derës së KZAZ-së nr.9 në ambientet e muzeut të qytetit dhe shkatërrimin e materialeve zgjedhore. Të ndaluarit akuzohen për dëmtim me dashje të materialit zgjedhor, shkatërrim prone dhe organizim dhe pjesëmarrje në organizime dhe manifestime të paligjshme. Përveç personave të ndaluar, policia ka shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se nuk kemi të bëjmë me shkatërrim prone, por me djegien e kartonave të vendvotimeve të cilat qëndronin në mënyrë të paligjshme në ambientet e shkollës, pasi Presidenti i Republikës ka zhdekretuar datën e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka kërkuar kryetarëve të bashkive të djathta që të distancohen nga këto veprime të dhunshme, pasi nuk mund të mbajnë me dhunë një mandat që po u përfundon.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani