Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tensioni në Kavajë, Bardhi-Ramës: Ndalo menjëherë sulmin ndaj qytetarëve!

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 21:30 | Politikë
Tensioni në Kavajë, Bardhi-Ramës: Ndalo menjëherë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në qytetin e Kavajës, atje ku punonjës të bashkisë dhe simpatizantë të PD tentuan të lironin ambientet ku është vendosur KZAZ 42, por u përballën me policisë.

Bardhi i bën thirrje Kryeministrit të ndalojë sulmin ndaj qytetarëve. “Edi Rama ndalo menjëherë sulmin ndaj qytetarëve të Kavajës dhe tërhiq menjëherë rrethimin policor që i ke bërë qytetit të lirisë.

Të dashur bashkëqytetarë të mi, ju jeni në të drejtën tuaj për mbrojtjen e Kushtetues dhe demokracisë. Por, është koha të tregoni vetëpërmbajtje dhe mos bini pre e provokimeve. Edi Rama ka skenar dhune dhe ju nuk duhet të bini pre të këtij skenari!”, shkruan Bardhi në Facebook.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani