VAR-i dhe Venezuela frenojnë Brazilin

Të pasaktë, por mbi të gjitha të pafat. Pas suksesit në debutim, Brazili frenohet në barazim 0 me 0 nga Venezuela, në ndeshjen e dytë në Kupën e Amerikës.

“Seleçao” dominoi në fushë, por iu anuluan tre gola gjatë 90 minutave të lojës, dy prej të cilëve nga sistemi VAR.

Brazili e sheh veten në kuotën e 4 pikëve tashmë, po aq sa edhe Peruja, që fitoi 3 me 1 përballë Bolivisë.

Dueli direkt në ndeshjen e tretë do të jetë vendimtar, jo vetëm për kreun, por edhe për faktin se me një fitore, Venezuela ndjekëse mund të përfitojë nga një hap fals i rivalëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2