Banka Botërore, mision në Shqipëri për politikat fiskale – A2

Banka Botërore, mision në Shqipëri për politikat fiskale

Një mision i Bankës Botërore po viziton Shqipërinë këtë javë në kuadër të Mbështetjes së Politikave Makrofiskale.

Përfaqësuesit e misionit kanë zhvilluar një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ku kanë theksuar nevojën për rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë fiskale.

Guvernatori shprehu mbështetjen për nismat që synojnë rritjen e formalizimit të ekonomisë shqiptare dhe forcimin e shëndetit të financave publike. Ai gjithashtu e njohur misionin me sfidat kryesore të Bankës së Shqipërisë, ndër të cilat edhe nxitja e kreditimit, për të cilën po hartohet një plan masash me sektorin bankar për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së kreditimit.

Misioni theksoi gatishmërinë e Bankës Botërore për të kontribuar në programet për reduktimin e kredive me probleme dhe në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave.

Shkarkoni aplikacionin e A2