Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha: Nuk ka marrëveshje pa u ndëshkuar vjedhësit e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 15:31 | Politikë
Basha: Nuk ka marrëveshje pa u ndëshkuar vjedhësit e zgjedhjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se përgjimet e reja të publikuar nga “Bild” konfirmojnë edh enjë herë se si janë blerë votat në Dibër dhe se si janë kërcënuar e dhunuar ata që nuk i janë bindur.

“Ajo që dëshmojnë përgjimet e “Bild” është se aleanca krim-Rilindje ka përdorur të gjithë aparatin shtetëror për të vjedhur zgjedhjet. Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve, çdo gjë është bërë nën drejtimin e tij. Është Edi Rama që i ka bërë bashkë këtë lukuni karakteresh për një mision të përbashkët. Sikurse u pa në Durrës dhe Dibër, në të gjithë Shqipërinë, krimi, qeveria dhe bizneset grabitqare janë kthyer në një sipërmarrje ku secili ka detyrat e veta dhe merr pjesën e vetë të përfitimit. Përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë qartë se çfarë harmonie ka mes ministrit, deputetit, policit, kriminelit dhe biznesmenit. Po të mos u njohësh zërat nuk i dallon kush është ministri e kush krimineli, kush është polici e kush është vrasësi. Nuk është rastësi që polici “ushtar” i Saimir Tahirit është edhe një nga personat e raportuar për trafikimin e drogës”, tha Basha.

“Asnjë zgjidhje politike nuk do të bëhet pa u ndëshkuar ata që janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve. Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për krimet që u ka bërë shqiptarëve. Të gjithë anëtarët e saj do të jenë shpejt para drejtësisë së pavarur”, shtoi kreu i opozitës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë