Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Breshëri plumbash ndaj Range Rover-it, dyshohet për hakmarrje

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 14:08 | Kronikë

Një atentat është shënuar këtë të enjte në Durrës, në rrethrrotullimin e Kënetës, ku në brendësi të mjetit tip Range Rover kanë qenë tre persona.

Nga sulmi ka mbetur i plagosur Julian Meçaj, 36 vjeç, dhe Plarent Dervishaj, 47 vjeç, kunati i Lulzim Berishës. Mësohet se Meçaj ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Durrësit, ndërsa Dervishaj ka vetëm një gërvishtje. Personi i tretë i ndodhur në makinë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk është plagosur.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, sulmi ndaj tyre ka ardhur nga një makinë tjetër e cila po lëvizte në drejtim të Range Rover-it nga Porto Romano. Gjithnjë sipas dëshmive, brenda mjetit nga është qëlluar ishte një shofer dhe një person i maskuar që qëllonte me breshëri automatiku.

Policia paraprakisht po heton mbi pistën e hakmarrjes mes grupeve në Durrës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli