Gara për liderin e ri britanik, konservatorët zgjedhin sot dy kandidatët

Ligjvënësit konservatorë zgjedhin sot dy kandidatët që do të përballen në fazën finale të garës për lidershipin e Partisë Konservatore dhe postin e kryeministrit.

4 pretendentët e mbetur do të reduktohen në tre e më pas në dy përmes votimeve sekrete. Njëri prej dy kandidatëve do të zgjidhet lider nga 160 mijë pjesëtarët e partisë që do të votojnë me postë duke filluar nga java e ardhshme. 

Boris Xhonson ishte ai që siguroi mbështetjen më të madhe edhe në votimin e mbajtur të mëkurën. Me 143 vota ai la pas Xheremi Hant, Majkëll Gove dhe Saxhid Xhavid. Sekretari për Zhvillimin Ndërkombëtar, Rori Stjuart u eleminua nga gara mbrëmjen e djeshme, pasi arriti të siguronte mbështetjen e vetëm 27 deputetëve konservatorë. 

Është thuajse e sigurtë se ish-Sekretari për Punët e Jashtme, Boris Xhonson do të kalojë në balotazh. Sa i përket kandidatit të dytë, gara duket se do të jetë e ngushtë mes Hant dhe Gov, të cilët në votimin e fundit morën respektivisht 54 dhe 51 vota. 

Shkarkoni aplikacionin e A2