Konferenca Ipeshkvore apel politikanëve: Tërhiquni, përgjegjësia do të bjerë mbi ju

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka lëshuar një apel ndaj politikanëve shqiptarë pas dhunës së ditëve të fundit në disa qytete dhe retorikës së ndezur dhe shkëmbimit të akuzave mes palëve.

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë i kërkon politikanëve shqiptarë të tregojnë më shumë dashuri për Atdheun dhe shqiptarët dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore për situatën.

“Në emër të Zotit, ne, Ipeshkvinjt Katolikë në Shqipëri, me shumë besim, ju lutemi të tregoni dashuri më të madhe dhe të sinqertë ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve, duke na treguar që me vendosmëri kërkoni një zgjidhje serioze e paqësore për këtë situatë, duke shmangur çdo rrezik që e keqja të na çojë drejt një të keqeje më të madhe. Paqja e vërtetë nuk do të thotë të mbyllim sytë për anomalitë që ekzistojnë. Nuk ka paqe të vërtetë, nëse nuk ndërtohet mbi drejtësi e vërtetë” shkruhet në apelin e Konferenca Ipeshkvore.

Me tej, Konferenca Ipeshkvore shprehet se nëse situata në vend përkeqësohet, i gjithë faji do të jetë i politikanëve.

“Do të jeni ju shkaku i pasojave të rënda që qëndrimi juaj mund të shkaktojë dhe, si na ka mësuar historia, në të ardhmen shoqëria jonë do t’ju bëjë përgjegjës për dëmtimin që do t’i keni shkaktuar Atdheut”.

Shkarkoni aplikacionin e A2