Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Krimi zgjedhor penalizohet me 10 vite izolim”, shtyhet votimi për Kodin Penal

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 16:34 | Politikë

Ishte parashikuar që në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend të votoheshin edhe ndryshimet e propozuara nga deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, për Kodin Penal për të ndaluar daljen jashtë Shqipërisë të personave që cenojnë zgjedhjet, por në fund votimi u shty për në seancën e radhës.

Konkretisht, propozimi synon të shtohet një pikë b në nenin 43/b: “Ndalimi i daljes jashtë territorit të Shqipërisë jepet nga Gjykata për një kohë nga pesë deri në dhjet vite ndaj personit që kryen vepër penale që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve”.

Gjatë disa daljeve publike, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se personat që cenojnë procesin zgjedhor do t’u ndalohet hyrja në vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë