Kupa e Amerikës, Messi dhe portieri i japin pikën e parë Argjentinës

Një lojtar si Lionel Mesi apo edhe ndihma e sistemit VAR nuk i mjaftuan Argjentinës.

Pas humbjes në debutim me Kolumbinë, bardhekaltërit u frenuan në barazim 1 me 1 nga Paraguaji, në ndeshjen e dytë të Kupës së Amerikës.

Sfida ishte e luftuar, ku avantazhit të paraguajanëve me Sanchez iu përgjigj Messi me penallti. Vendimi i marrë me sistemin VAR riktheu barazpeshën, por edhe pse kishte më tepër se 30 minuta lojë për të siguruar fitoren, Argjentina nuk ia doli të fitojë, madje u shpëtua nga goli i dytë kur portieri Armani priti një 11-metërsh të paraguajanëve 5 minuta pasi Argjentina kishte barazuar.

Tashmë, Argjentina rrezikon seriozisht eliminimin, pasi e sheh veten në vendin e fundit në grup, me vetëm një pikë të grumbulluar. 

Shkarkoni aplikacionin e A2