Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Marku: Ka ardhur momenti që dosjet 339 dhe 184 të zgjidhen

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 13:00 | Politikë
Marku: Ka ardhur momenti që dosjet 339 dhe 184 të zgjidhen

Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, pas prezantimit në Kuvend të raportit të organit të akuzës për vitin 2018, i është përgjigjur pyetjeve të ngritura nga disa deputetë të Kuvendit në lidhje me dosjet 339 dhe 184, përgjimet e të cilave janë publikuar nga “Bild”.

Marku u përgjigj se u ka kërkuar prokurorëve të dosjeve që të nxjerrin sa më shpejt konkluzionet dhe të dërgojnë çështjet në gjykatë: “Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë e drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pasur vetëm transkripte. Në fund të 2017 u përcaktuan prokurorë të tjerë për 339-n. Kjo dosje kur u mor nga prokurorët e tjerë u transkriptuan të gjitha CD, janë dërguar për gjykim shumë persona. Këto çështje duhen zgjidhur sepse ka ardhur momenti”.

“Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. U kam kërkuar në çdo takim që t’i japin zgjidhje këtyre çështjeve”, shtoi Marku.

Kryeprokurorja përsëriti gjithashtu se “për nxjerrjen e sekretit po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë