Me 155 kilometra në orë dhe pa rrip sigurimi, Buffon thyen rregullat

Buffon është një portier për t’u marrë shembull, por në drejtimin e makinës ai tregoi se ka një pikë të dobët dhe këtu rregullat për të “nuk ekzistojnë”. Buffon e “tradhtoi” veten pasi postoi një foto në Twitter, ndërsa ishte duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Ai ishte duke lëvizur me 155 kilometra në orë, madje edhe pa rripin e sigurimit të vendosur.

Pak ditë më parë, Buffon vendosi të mbyllte kontratën me PSG dhe tashmë është në kërkim të një skuadre të re, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e tërheqjes përfundimtare në futbolli, tashmë që është në moshën 41-vjeçare.

Shkarkoni aplikacionin e A2