Ministrja Xhaçka: Vijojnë hetimet për vdekjen e dy efektivëve të FA në Letoni

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka foli tek “I Ftuari” dhe për ngjarjen e rëndë në fillim të majit në bazën e NATO-s në Letoni ku nga shpërthimi i një mine humbën jetën tetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, si dhe u plagos rreshterit Julian Kapa.

Ministrja Xhaçka tha për gazetarin Xhafo se hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje po vijojnë në Letoni dhe po punohet për të gjetur problematikat që ngjarje të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.

“Hetimet janë në vazhdim e sipër. Kini parasysh se hetimet nuk janë thjesht për të kuptuar se si ndodhi sepse si ndodhi ne e dimë. Janë për të kuptuar gjithë mbarëvajtjen e punëve në një bazë ushtarake. Hetimi është për të parë të gjitha procedurat dhe rregullat. Kopja e hetimit do të na vihet në dispozicion, por do të jetë e klasifikuar. Janë hetime të cilat bëjnë çmos të gjejnë problematikat që mund të parandalojnë në të ardhmen gjëra të tilla”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Shkarkoni aplikacionin e A2