PD për tensionet në Shkodër: Rama hyri si pushtues

Partia Demokratike reagoi për aktet e dhunës pranë Pedonales së Shkodrës para pak fillimit të takimit elektoral të Partisë Socialiste ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

PD dënoi pamjet e dhunës në rrugët e qytetit nga forcat e policisë që kishin ndarë me kordon protesuesit e opozitës nga sheshi ku do mbahej mitingu i maxhorancës. Selia Blu e cilësoi Edi Ramën se hyri në Shkodër si pushtues dhe jo si kryeministër

Reagimi i plotë i PD

“Banditët me uniformë dhe skafandra të Edi Ramës, sulmojnë me gaz ambulancën me të lënduar nga gazi. Pamjet e paprecedenta, kur policia sillet si bandë dhe nuk i hap rrugë ambulancës në urgjencë mjekësore, përkundrazi, sulmon me gaz qytetarët rreth saj, janë të denja për regjime diktatoriale. Sot, Edi Rama ka hyrë në Shkodër si pushtues, jo si kryeministër, as si përfaqësues i alternative demokratike!

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe sjelljen kriminale të banditëve të veshur me uniformën e shtetit! Ata janë sot në anën e kundërt të ligjit! Bashkë me Bablokun e tyre të krimit, që synon të nxisë vëllavrasje dhe konflikt mes shqiptarëve, do të mbajnë shumë shpejt përgjegjësi para ligjit!”

Shkarkoni aplikacionin e A2