Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pink Floyd nxjerr në ankand kitarat

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 14:38 | Kulturë
Pink Floyd nxjerr në ankand kitarat

Një koleksion prej më shumë se 120 kitarash që i përkisnin David Gilmour të Pink Floyd shkojnë nën çekiçin e shtëpisë së ankandeve Christie’s në Nju Jork.

"Është koleksioni më i rëndësishëm i kitarave që del në treg në dekada”, thotë një zëdhënëse e Christie’s.

Kitarat që janë përdorur për realizimin e disa prej himneve të shekullit XX si “Another Brick in the Wall”, “Hey You” apo “I Wish you Were Here” pritet të shiten për disa qindra mijëra dollar

Shtëpia e ankandeve Christie’s thotë se secili prej instrumenteve ka historinë e vet në karrierën e suksesshme të Gilmour.

Të gjitha të ardhurat që do të grumbullohen nga shitjet do të shkojnë për bamirësi për një organizatë që lufton ndryshimet klimatike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani