Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Protestat në KZAZ-të në Vorë dhe Kamëz, procedohen 34 persona

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 14:28 | Aktualitet
Protestat në KZAZ-të në Vorë dhe Kamëz, procedohen 34

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se lidhur me protestat e djeshme në ambientet e shfrytëzuara si KZAZ, ka proceduar 34 persona.

Nga këto, dy janë zv. kryetarët e Bashkisë Kamëz,  4 janë punonjës të Policisë Bashkiake në Kamëz, tre të tjerë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve në të njëjtën Bashki.

Përtej tre personave që në Marqinet të Vorës janë arrestuar në flagrancë, të tjerët po procedohen në gjendje të lirë.

Veprat penale për të cilat akuzohen janë “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme", "Kundërshtimi i Punonjësve të Policisë së Rendit Publik", "Goditja për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit".

A2 CNN Livestream

Dita jonë