Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

PS miting në Shkodër, Ademi për A2 CNN: Aktiviteti është i paligjshëm

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 16:51 | Politikë
PS miting në Shkodër, Ademi për A2 CNN: Aktiviteti

Në pedonalen e Shkodrës, Partia Socialiste ka njoftuar se do të mbajë një “miting madhështor” sot në orën 18:30, por Bashkia e Shkodrës nuk e ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e mitingut.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi foli për A2 CNN duke u shprehur se mitingu i sotëm është i paligjshëm në kushtet kur presidenti ka anuluar zgjedhjet.

https://a2news.com/2019/06/20/rama-miting-madheshtor-ne-shkoder-bashkia-nuk-jep-leje-policia-pushton-pedonalen-e-qytetit/

“Aktiviteti i sotëm është i paligjshëm. Ne nuk jemi në kuadrin e një fushate elektorale. Me dekretin e Presidentit zgjedhjet nuk do të zhvillohen, si i tillë tubimi është i paligjshëm. Është informuar në mënyrë zyrtare Drejtoria e Policisë dhe Partia Socialiste. I gjithë sheshi është i mbushur me banderola për aktivitete që ne zhvillojmë gjatë gjithë verës, por edhe për sezonin turistik tashmë të nisur”, u shpreh Ademi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani