Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

‘Rikthehet’ Freddie Mercury, kënga e humbur publikohet për herë të pare

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 18:14 | Showbiz
‘Rikthehet’ Freddie Mercury, kënga e humbur publikohet për

Një version i papërpunuar i performancës së këngës “Time” nga Freddie Mercury është publikuar pasi u gjet falë një kërkimi të gjatë të regjistrimit të bërë në vitin 1986 në studion “London’s Abbey Road”.

I shoqëruar nga vetëm një piano, solisti i grupit Queen këndon një version të thjeshtë të këngës që regjistroi si artist solo me muzikantin, kantautorin dhe producentin britanik, Dave Clark, për albumin me të njëjtin emër. Versioni i ri doli me emrin e plotë “Time Waits For No One”. 

“Kënga ishte një hit dhe ai regjistrim ishte i mirë. Një dekadë më pas unë ndjeja se duhet të dëgjoja versionin origjinal, ndaj iu riktheva kërkimit, por nuk mund ta gjeja pasi gjendej mes 96 regjistrimeve. Disa vite më pas, edhe me inxhinierin tim nuk e gjetëm. Thjesht ndjeja se kishte diçka speciale aty. Pastaj në fund të 2017-ës, ne u përpoqëm dhe njëherë dhe e gjetëm, ishte e mrekullueshme”, u shpreh kantautori Dave Clark.

Mercury ndërroi jetë nga SIDA në vitin 1991. Kenga e papublikuar e tij mori qindra mijëra shikime në vetëm pak orë pasi doli në You Tube. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani