SHBA, rritet numri i grave që përdorin marijuanë gjatë… shtatzënisë – A2

SHBA, rritet numri i grave që përdorin marijuanë gjatë… shtatzënisë

Gratë shtatzëna në Shtetet e Bashkuara, po konsumojnë gjithmonë e më shumë marijuanë. Ky është rezultati i një studimi disa vjetor i ndërmarrë nga National Survey on Drug Use and Health, një vrojtim me bazë kombëtare që ka përfshirë rreth 4400 gra shtatzëna.

Rezultatet ishin befasuese, edhe pse trendi i përdorimit të bimës narkotike ishte e konfirmuar edhe nga studime të tjera. Sipas studimit, të botuar nga revista shkencore JAMA, rreth 12% të nënave të ardhshme kanë pohuar konsumimin e marijuanës, në veçanti në tremujorin e parë.    

Si ballafaqim, vrojtimi i vitit 2002 mbetej në shifrat 5.7%, pra kemi një dyfishim të shifrës.

Një nga pasojat e përdorimit të marijuanës, zhvillimi i mangët i fetusit

Arsyeja kryesore e përdorimit në tremujorin e parë është se mjekët e disa shteteve amerikane këshillojnë, edhe pse jo gjithmonë zyrtarisht, një konsumim të bimës në rastin e problemeve të sëkëlldisë dhe të vjellat tipike, që janë më të forta pikërisht në fillim të shtatzënisë.   

Gjithsesi, organizata e gjinekologeve amerikanë nuk këshillon përdorimin, për shkak të problematikave të mundshme në zhvillimin e fetusit.

Shkarkoni aplikacionin e A2