Shpërthen gazi, shembet ndërtesa në Itali, 3 të vdekur – A2

Shpërthen gazi, shembet ndërtesa në Itali, 3 të vdekur

Të paktën 3 persona humbën jetën pas shembjes së një godine në qytetin veri-lindor të Italisë, Gorizia.

Mediat italiane raportojnë se ndërtesa dy-katëshe u shemb gjatë natës, pas një shpërthimi që me shumë gjasë është shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Zjarrfikësit nxorën nga rrënojat trupat e viktimave; një çift që banonte në katin e sipërm dhe një person me aftësi të kufizuara. Godina përbëhej nga tre apartamente, e njëri prej tyre ishte bosh në momentin e shpërthimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2