Bllokimi i KZAZ-ve, 13 të arrestuar në të gjithë vendin – A2

Bllokimi i KZAZ-ve, 13 të arrestuar në të gjithë vendin

Policia ka arrestuar 13 persona deri tani në lidhje me incidentet e ndodhura një ditë më parë në disa qytete të vendit, ku mbështetës të opozitës janë përpjekur të bllokojnë punën në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Në Kukës, janë arrestuar 4 persona, të cilët, sipas policisë, kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës në shkollën “Havzi Nela” dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Në pranga kanë përfunduar:

-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. H., 42 vjeç,  banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.

-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

Në kërkim janë shpallur 7 persona të tjerë, ndërsa 4 janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale  “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.

Në Mat, Policia ka arrestuar 9 persona dhe ka proceduar penalisht 24 të tjerë, në lidhje me incidentet e një dite më parë në Burrel dhe Klos, ku u dëmtuam materialet zgjedhore në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor numër 16 dhe 17, si dhe pati konfrontime me uniformat blu.

Në pranga kanë përfunduar:

E. D., 21 vjeç, banues në Burrel

Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel

M. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel).

E. T., 49 vjeç, banues në Klos

I. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administrative Suç, Klos)

M. Gj., 62 vjeç, banues në Klos

M. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos)

R. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).

H. K., 46 vjeç, lindur në Klos e  banues në Britaninë e Madhe.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht: N. D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P, ndërsa 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Shkarkoni aplikacionin e A2