Tahiri konfirmon bisedën e tij në përgjimet e “Bild”: Ndjesë për fjalorin

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke konfirmuar bisedën telefonike në të cilën komunikonte me drejtorin e policisë së Dibrës, pjesë e përgjimeve të publikuara nga e përditshmja gjermane “Bild”.

“Ndjesë çdo qytetari për fjalorin aspak të përshtatshëm që u dëgjua në një bisede private ku merrja pjesë”, shkruan Tahiri. “Shumë nga këta që bëjnë moral në politikë, media e portale, fjalorin e atillë e shumë më tepër se aq e kanë të shkruar në ballë në vendime qeverie, në akte publike a sjellje të përditshme, përsëri ç’u dëgjua prej meje nuk përputhet kurrkund me vlerat që duhet të tregojmë, qoftë edhe në jetën a bisedat private”.

Megjithatë, Tahiri thekson se biseda, sado jo etike, nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo çdo lloj manipulim tjetër. “Asnjë veprim i imi, ne një fushate si ajo e Dibrës, ku nuk kam marrë pjesë asnjë ditë, në cilëndo mënyrë. Përkundrazi, agresorët e atëhershëm me armë në brez edhe në zgjedhjet e Dibrës, sot kanë veshur lëkurë qengji”, shkruan Tahiri. “Ndaj mos harro kurrë! Ata që bëjnë moral sot, të kanë vrarë shpirtin e trupin dje! Ata që bërtasin sot për moral, të kanë vjedhur në xhep dje. Ata dje e skuthat sot, duan ende të të vrasin shpirtin e të të vjedhin keq e më keq, bashkë me të ardhmen e fëmijëve! Ndjesë sinqerisht për fjalorin!”.

Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese. Shume nga…

Gepostet von Saimir Tahiri am Donnerstag, 20. Juni 2019
Shkarkoni aplikacionin e A2