Takimi i Parisit, Vuçiç: Me 99% nuk do të marr pjesë. Shqiptarët nuk duan ujdi

Me 99%, samiti i korrikut në Paris mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të mbahet.

Njoftimi vjen nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili në një prononcim për mediat në Beograd tha se shqiptarët nuk janë gati për bashkëpunim. Ai tha se Serbia është sjellë në mënyrë konstruktive për të gjetur një zgjidhje për Kosovën. Megjithatë, parlajmëroi se nuk do të hyjë në bisedime për të thënë përpara se do të pranojë pavarësinë dhe që tarifat nuk mund të diskutohen.

Vuçiç akuzoi Prishtinën duke thënë se nuk dëshiron që dialogu të udhëhiqet nga BE-ja, por kërkon ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Sipas Presidentit serb, kjo është kuptuar qartë nga Gjermania dhe Franca, që janë organizatorët e takimit të Parisit me 1 korrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN