U kallëzua nga kandidati i pavarur, arrestohet punonjësi i bashkisë Devoll

Policia ka arrestuar një punonjës të Bashkisë së Devollit pasi është kallëzuar nga kandidati i pavarur për këtë bashki, Fezi Shaholli.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Kristi Kordalli, me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Devoll.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga kandidati i pavarur për Kryetar Bashkie në Devoll, i cili ka deklaruar se më datë 19.06.2019, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në fshatin Miras nga ana e këtij subjekti të pavarur, shtetasi K.K, ka goditur në trup e fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral, konkretisht shtetasin A.Ç, 56 vjeç, banues në Miras.

Shkarkoni aplikacionin e A2