Vdekja e Emiliano Sala, një i akuzuar për vrasje – A2

Vdekja e Emiliano Sala, një i akuzuar për vrasje

Një person është arrestuar, i dyshuar për vrasje pa paramendim, në lidhje me vdekjen e futbollistit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën pasi avioni i tij u rrëzua në det. Bashkë me sulmuesin, i cili kishte firmosur për Cardiff, humbi kjetën edhe piloti i avionit David Ibbotson.

David Henderson, piloti i cili duhet të kishte pilotuar avionin.

Policia britanike njoftoi se kishte arrestuar një 64-vjeçar, të cilin më pas e kishte liruar, pasi do ta hetojë në gjendje të lirë. Për këtë janë informuar edhe familjet e të dy viktimave. Sipas Policisë së Dorset, David Henderson ishte personi i kontaktuar fillimisht nga agjenti i futbollistit Willie McKay, për të dërguar sulmuesin 28-vjeçar nga Nanta në Kardif, por edhe pse kishte pranuar, ia kishte kaluar punën te ndjerit Ibbotson, i cili ishte pilot me kohë te pjesshme dhe nuk kishte kualifikimet e duhura për të fluturuar avionë me pasagjerë me pagesë, si dhe nuk mund të fluturonte gjatë natës dhe me mot të keq.

David Ibbotson, piloti i cili humbi jetën.

Pas incidentit fillimisht u mendua se Henderson kishte humbur jetën pasi duhet të ishte në avion, sepse emri i tij ishte në dokumentet e autoriteteve franceze si piloti i fluturimit në fjalë. Të nesërmen, ai kishte bërë një publikim në Facebook, duke thënë se në avion ishte shoku i tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2