Vështirësitë e Teslas, rrit çmimet e makinave… të zeza

Makinat me ngjyrë të zezë të Teslas do të kushtojnë 1000 dollarë më shumë duke nisur nga muaji i ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtori ekzekutiv, Elon Musk përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, ndërsa nuk ka shpjeguar arsyen e marrjes së këtij vendimi.

Kompania nuk është në periudhën e saj më të mirë për shkak të konkurrencës si dhe humbjeve të mëdha që pësoi gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Gjatë periudhës janar-mars, shitjet e Teslas u ulën me 31%, e përkthyer kjo në 702 milionë dollarë më pak nga sa parashikonte kompania, rënia më e madhe e shitjeve në historinë e kompanisë.

Tesla po përjeton disa vështirësi në shitjet

Ndërkohë, vetëm pak kohë më parë kreu i kompanisë njoftoi një rritje të çmimit në 6000 dollarë edhe për makinat vetëlëvizëse, duke e bërë këtë edhe modelin më të shtrenjtë që ofron kompania.

Sipas analistëve, Tesla duhet të ndryshojë filozofinë sa i takon marketingut të makinave në mënyrë që të maksimizojë fitimet, pasi deri më tani kompania nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për reklamimin e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2