Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Aksident në Lezhë-Shkodër, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 20:32 | Kronikë
Aksident në Lezhë-Shkodër, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Dy automjete tip Benz janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur Kryebushat.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 74-vjeçarja N.B. dhe është plagosur bashkëshorti i saj Y.B. i cili ishte në drejtimin e mjetit Benz me targa AA 387 KJ.

74-vjeçarja N.B. ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës për shkak të plagëve të marra, ndërsa Y.B ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër të përfshirë në aksident dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë