Basha: Ka ndryshim të qëndrimit ndërkombëtar, janë ndërgjegjësuar për blerjen e votave – A2

Basha: Ka ndryshim të qëndrimit ndërkombëtar, janë ndërgjegjësuar për blerjen e votave

Pas protestës së 9 kombëtare, e cila mund të cilësohet si më e qeta e opozitës, kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët në selinë e PD.

Po ashtu, Basha ka zhvilluar edhe një takim me strukturat e PD, nga ku mësohet se kreu demokrat është shprehur se ka ndryshim të qëndrimit të ndërkombëtarëve. “Tashmë gjithkush është ndërgjegjësuar për blerjen e votave”, ka thënë ai.

Gjithashtu, mësohet Basha ka theksuar se java e ardhshme është e rëndësishme. “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë duhet të jetë në aksion të plotë”, ka thënë kreu demokrat.

Shkarkoni aplikacionin e A2