Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Të bashkuar në mbrojtje të votës së lirë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 22:24 | Politikë
Basha: Të bashkuar në mbrojtje të votës së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbylli protestën e ditës së premte, si zakonisht, me një fjalim në selinë e PD.

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë kurrë. Sonte, me bekimin dhe kërkesën tuaj, qëndrimit tonë politik për zgjidhjen e kësaj krize përmes kushtit të panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeveie tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimi dhe çuarja para drejtësisë i hajdutëve të votave tuaja”, u shpreh Basha.

“Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa opozitën. Jemi më të fortë, më të shumtë, më të vendosur se kurrë për triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin. Falënderim edhe për socialistët që u bashkuan sot kundër krimit me vëllezërit e tyre demokratë, për Shqipërinë si gjithë Europa. Në ditët në vijim do të jemi të bashkuar në mbrojtje të votës së lirë”, shtoi kreu i PD.

Ndërkohë që Basha po mbante fjalimin e tij, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili hynë brenda selisë së PD, ku do të mbahet një takim i përbashkët me aleatët dhe ish-deputetët e grupit parlamentar të PD. Më pas, Basha ka planifikuar edhe një mbledhje me forumet e Partisë Demokratike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë